Site icon Telegrafi

Vjedhje në Prishtinë, arrestohen dy shtetas algjerianë

Foto: Ilustrim

Dy persona, shtetas algjerianë janë arrestuar pasi ditë më parë kanë dëmtuar një cilindër të derës të një personi tjetër.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 27 nëntor rreth orës 06:30 në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj shtetas të Algjerisë, pasi që të njëjti ditë më parë  kanë dëmtuar një cilindër të derës dhe në televizor të ankuesit mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version