Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në periudhën 5-10 nëntor në Novobërdë.
Persona të panjohur kanë thyer derën e një objekti dhe një objekti përcjellës, duke marrë rreth 50 euro para të gatshme, dy boca të plinit dhe disa pajisje të kuzhinës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/