Telegrafi

Vjedhje në një xhami në Shtime

Persona të panjohur më datë 11.01.2019 kanë dëmtuar derën e xhamisë,  si dhe dy dyer të zyrave në katin e dytë, në Shtime.

Sipas raportit të policisë, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas ankuesit nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë, përveç dëmtimit të dyerve.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/