Site icon Telegrafi

Vjedhje në një shtëpi në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë boshnjake ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie pronë e së cilës është një person tjetër i së njëjtës kombësi, për të cilën ankuesi është mbikëqyrës i shtëpisë, pasi që viktima jeton dhe punon në Zvicër.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në fshatin Lubizhdë, Prizren.

Siç thuhet në raport, sipas ankuesit nga shtëpia janë vjedhur vegla pune si dhe dy armë: një pushkë gjuetie dhe një revole, për të cilat viktima posedon leje përkatëse.

Ndërkaq, rasti është nën hetime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version