Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Malishevë, nga ku janë marrë para dhe stoli ari.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 21:50 në Malishevë.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se personat e dyshuar kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë dhe kanë hyr brenda ku kanë demoluar gjësendet në kuzhine dhe në 3 dhoma të gjumit”, thuhet në raportin policor.
Sipas viktimës, të dyshuarit kanë vjedhur para dhe stoli ari.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore. /Telegrafi/