Telegrafi

Vjedhje në një restorant në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.

Rasti i vjedhjes ka ndodhur në një restorant, rreth orës 21:00.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 15.10.2021-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se deri sa ka qenë duke qëndruar në restorant, ka vërejtur se i mungonte çanta e krahut në të cilin ka pasur portofolin me para, kartela bankare, dokumente identifikuese, çelësat e veturës dhe të shtëpisë, telefonin, si dhe një orë dore”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/