Site icon Telegrafi

Vjedhje në një market në Obiliq, hajnat marrin arkën me 350 euro

Një vjedhje ka ndodhur në Obiliq dje rreth orës 08:55.

Viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokal-market, dy të dyshuar të panjohur kanë grabitur arkën në të cilën kishte 350 euro dhe me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar./Telegrafi/

Exit mobile version