Një person i kombësisë serbe ka raportuar se nga persona të panjohur në një depo e cila ndodhet në objektin e ish kooperativës bujqësore janë vjedhur aparate të qumështores pronë e viktimës dhe dy personave tjerë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ranillug.
Siç thuhet në raport, vlera e dëmit të pajisjeve të vjedhura është e konsiderueshme. /Telegrafi/