Një person i panjohur me maskë mbrëmë ka kryer vjedhje në bastoren sportive “Këpuca e artë” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mbrëmë në orën 20:15 në Shkup në bulevardin “Aradhet partizane” më saktë në bastoren sportive “Këpuca e artë”, një person i panjohur me maskë, me kërcënim me pistoletë nga i punësuari ka marrë shumë të madh parash dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ata ggjithashtu thonë se po ndërmerren masa për gjetjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/