Telegrafi

Vjedhje në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se mbikëqyrë shtëpitë e vëllezërve të saj, shtëpi me dy hyrje, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe kishte vërejtur se persona të dyshimtë kishin depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë dhe kishin vjedhur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Tafa”, në Gjakovë, të dielën në ora 16:30.

Siç raportohet të dyshimtë kishin depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë duke i thyer dritaret dhe kishin vjedhur: 2 TV të tipit “Samsung” vlera e tyre ishte e konsiderueshme, 2 zinxhirë ari, 2 telefona dhe një motor sharrë të tipit STHIL. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim