Dy persona janë arrestuar të premten pasi kishin kryer vjedhje në shtëpinë e një personi tjetër.
Ngjarja ka ndodhur më datë 08.02.2019 rreth orës 20:00 në fshatin Sllatinë, Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, në lidhje me rastin me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar dy lokacione, pronë e të dyshuarve.
Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi.