Policia e Kosovës ja njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e kushëririt të tij, me ç’ rast i njëjti është sulmuar me shufër metalike nga të dyshuari, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime. /Telegrafi/