Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.
Siç njofton policia, një vajzë kishte raportuar se i ka humbur valixhja dhe një çantë krahu, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që një valixhe dhe një çantë krahu me dokument personale dhe 100 € para të gatshme janë gjetur te i dyshuari, të cilat i kishte raportuar si të humbura ankuesja femër kosovare pasi kishte arritur në ANP”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/