Site icon Telegrafi

Vjedhje grabitqare në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë e viktimës, kishte nxjerrë një pistoletë dhe ia kishte drejtuar viktimës e më pas ka arritur të ikë, ku gjatë ikjes kishte shtënë dy herë me atë armë.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, të enjten rreth orës 20:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version