Telegrafi

Vjedhje e rëndë në Suharekë

Janë arrestuar dy persona në Suharekë, ku njëri prej tyre dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, ndërsa tjetri ka blerë gjësendet e vjedhura.

Pas një pune intensive Sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin M.R i datëlindjes 1994, lidhur me një rast ‘Vjedhje e Rënde’”, ka njoftuar policia.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit ka pranuar se ka vjedhur një makinë shpuese dhe një motosharrë Still të cilat i ka shitur  tek i dyshuari  E I, i datëlindjes 1984.

Gjësendet e vjedhura janë konfiskuar nga Policia. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari ndalohen për 48 orë.