Telegrafi

Vjedhje e rëndë në Spitalin e Gjilanit – arrestohen tre persona

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur të hënën në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Policia njofton se një burrë ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit, persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit.

“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë)”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Vjedhje e rëndë”./Telegrafi/