Telegrafi

Vjedhje e rëndë në një banesë në Shkup

Një person i panjohur në periudhën nga ora 04:00 deri në orën 17:00 të ditës së djeshme, ka kryer vjedhje të rëndë në banesën e K.H. (44) në rrubën “Kozle” në Shkup.

“K.H. mbrëmë e ka paraqitur vjedhjen në polici. Autori i panjohur me mjet të rëndë e ka hapur derën e ballkonit, ka hyrë në banesë dhe ka marrë një orë dore për meshkuj të markës “Brejtling” në vlerë prej 1.200 euro, sasi më të madhe të stolive të arit, një armë dhe plumba të cilat i dëmtuari i ka poseduar me leje”, informojnë MPB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas vjedhjes së kryer, autori ka ikur në drejtim të panjohur, në këtë mënyrë, ai ka marrë dobi të paligjshme pronësore prej rreth 1.000.000 denarë, ndërsa ka shkaktuar dëm material prej rreth 5.000 denarëve.

Nga policia thonë se po marrin masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.