Stoli ari, para, pistoletë “Brunser –Kompakt” e kalibrit nëntë mimilemtra dhe karikator me 14 plumba, janë vjedhur dje nga një banesë në Gjorçe Petrov.
Policia kumtoi se rastin e ka paraqitur pronari i banesës Z.R (52).
Pas vjedhjes, personi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke përfituar në mënyrë të paligjshme pasuri prej rreth 184.000 denarësh.
Nga Policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/