Vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Ilinden të Shkupit, informojnë nga MPB.
Sipas policisë mbrëm ora 09:10 në departamentin policor në Petrovec, personi me inicialet, D.M. (30) me vendbanim në Ilinden të Shkupit ka lajmëruar që të njëjtën ditë gjatë kohës 06:45 deri 08:50 një person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e saj.
“Kryesi i veprës është futur në shtëpi nëpërmjet derës e cila nuk ka qenë e mbyllur derisa familja e tij dhe vllai kanë qenë duke fjetur dhe u kanë marrë çantën e cila brenda ka pasur 15.000 euro”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ata shtojnë se janë marrë masa për gjetjen e vjedhësve dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/