Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Han të Elezit ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin e ‘vjedhjes së rëndë”, të ndodhur më 22.11.2017 në këtë qytet.
“Të dyshuarit Rr.SH. (m/sh/k 29 vjeç) dhe H.K. (m/sh/k 50 vjeç) me forcë kanë hy në lokalet e marketit dhe nga aty kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë prej 3.000 euro.
Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj. /Telegrafi/