Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” në Gjakovë, të premten në ora 15:00.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur një pistoletë, para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raport.
Policia po e heton rastin. /Telegrafi/