Site icon Telegrafi

Vjedhja në QKUK, gjenden pasaportat, por jo edhe dokumentet e djalit me leukemi

Në Qendrën Klinike Universitare, të enjten gjatë ditës janë vjedhur dy çanta të Blerina Boqollit, në njërën prej të cilave po mbante edhe dokumentacionet e djalit të saj që vuan nga leukemia.

Boqolli përmes një shkrimi të shpërndarë në Facebook, ka njoftuar se brenda QKUK-së është gjetur vetëm çanta ku ishin pasaporta e saj dhe e djalit, ndërkohë çanta me dokumentacione të djalit të saj nuk është gjetur.

Lexo po ashtu I vidhet çanta në QKUK, nëna kërkon t'i kthehen dokumentet e djalit i cili vuan nga leukemia

Blerina Boqolli, ka njoftuar se çanta e cila brenda saj kishte pasaporta, është gjetur në oborrin e QKUK-së, por thotë se ajo që i duhet është ajo me dokumentacionet e djalit të saj Idealit.

 

Exit mobile version