Site icon Telegrafi

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Polemikat për anulimin e penalltisë së Julian Alvarez ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve vazhdojnë të rriten.

Real Madridi eliminoi Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-0 dhe çuan në një rezultat të përgjithshëm 2-2.

Por, ndeshja e së mërkurës mbrëma në ‘Metropolitano’ nuk shkoi pa polemika.

Ishte penalltia e ekzekutuar nga sulmuesi Alvarez, e cila i ka bërë të gjithë të flasin pas anulimit që iu bë nga gjyqtarët pas rishikimit të VAR-it.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Arsyeja e anulimit të penalltisë u tha se është prekja e topit më të dyja këmbët nga ylli argjentinas i Atleticos.

Megjithatë, një video e publikuar në xhirim të ngadalësuar nga faqja Yariga, nuk vërehet Alvarez teksa e prek topin dy herë.

Kjo ka bërë tifozët e futbollit e në veçanti ata të Atleticos ta cilësojnë këtë si ‘vjedhje’.

Po ju shikues të nderuar, a mendoni se penalltia u anulua me të drejtë apo gjyqtarët dëmtuan Atleticon? Mendimin tuaj na tregoni në hapësirën për komente. /Telegrafi/

 

Exit mobile version