Site icon Telegrafi

Vjedhin valvulet e impiantit të ujit në Graçanicë, Policia heton rastin

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se nga impianti i trajtimit të ujit në ndërtim, janë vjedhur valvule në vlerë prej 1,250 euro.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Graçanicë, në orën 08: 30.

“Ankuesja femër kosovare,  ka raportuar se nga impianti i trajtimit të ujit në ndërtim, janë vjedhur valvule në vlerë prej 1,250 euro”, thuhet në raport.

Njësitet kompetente policore kanë kryer hetim në vendngjarje dhe rasti me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version