Një person ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në lokalin e argjendarisë duke vjedhur stoli të ndryshme.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në lokalin argjendarinë e tij, me forcë kishin hapur kasafortën nga e cila kishin vjedhë stoli të ndryshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/