Një ose disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur ari me vlerë rreth 4000 euro si dhe 4500 euro para të gatshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30 në fshatin Romajë, në Prizren.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
“Ankuesi m/k raporton se personi-at e panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur ari me vlerë rreth 4000 euro si dhe 4500 euro para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/