Një person ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:10, në Malishevë.
Siç thuhet në raport, personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij si dhe rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kane vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/