Disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një loakli dhe kanë vjedhur para dhe pako me cigare.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në mes të së enjtes mbrëma dhe të premtes në mesnatë, rreth orës 22:20 deri në orën 04:00 në rrugën “28 Nëntori”, në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit të tij dhe nga aty kanë arritur të marrin para dhe disa pako cigare”, thuhet në raport. /Telegrafi/