Telegrafi

Vjedhin një arkë me para në një xhami në Prizren

Foto: Ilustrim

Disa persona të panjohur kanë hyrë në xhaminë e fshatit dhe nga aty kanë vjedhur një arkë ku kishte para.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 05:50 në fshatin Reqan, në Prizren.

“Ankuesi  m/k, ka raportuar se persona (ende) të panjohur kanë hyrë në xhaminë e fshatit dhe nga aty kanë vjedhur një arkë ku kishte para”, thuhet në raport. /Telegrafi/