Telegrafi

Vjedhin në një xhami në Prishtinë, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi që kanë hyrë në xhami për të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/