Telegrafi

Vjedhin motoçikletën para kalimtarëve të rastit në mes të ditës në qendër të Mançesterit, hajnave iu deshën vetëm 30 sekonda (Video)

Një grupi të hajnave të maskuar u janë nevojitur vetëm 30 sekonda që në mes të ditës në qendër të qytetit, para qindra kalimtarëve të rastit të vjedhin motoçikletën e parkuar dhe lidhur me zinxhirë.

Tre të rinj që përdornin helmeta për ta fshehur fytyrën, kishin marrë me vete dara që përdoren për prerjen e armaturës për të këputur zinxhirët në motoçikletën e tipit Yamaha, që ishte e parkuar në qendrën e qytetit të Mançesterit, transmeton Telegrafi.

Një dëshmitar ka deklaruar se e gjitha ndodhi para një objekti gjigant që ka qindra të punësuar, ku kalimtarët e rastit po qëndronin para syve të hajnave që për asnjë moment nuk u frikësuan se mund ta pësojnë keq.

Sipas pronarit të motoçikletës së vjedhur, ajo kushton hiq më pak se 7 mijë funte, ndërsa zëdhënësi i policisë së Mançesterit janë vënë në kërkim të hajnave. /Telegrafi/