Telegrafi

Vjedhin kuletën, arrestohen dy të mitur në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, të moshës së mitur pasi që të njëjtit me forcë kishin depërtuar në lokalin e viktimës dhe kanë vjedhur një kuletë ku kishte rreth 100 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren ku me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/