Një person është arrestuar pasi që është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal së bashku me një person tjetër i cili ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:02, në Prishtinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal, së bashku me një person tjetër i cili ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/