Në Policinë e Kosovës, të premten janë raportuar disa vjedhje të automjeteve, në rajonin e Drenasit.
Sipas raportit të policisë, në Drenas disa persona të panjohur i kanë vjedhur një personi veturën Mercedes me targa lokale.
Ndërsa, në fshatin Dobroshevc të Drenasitt dy persona kanë raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur traktorin me targa lokale dhe tjetrit veturën BMW me targa lokale.
Siç thuhet në raport, të gjitha rastet e vjedhjeve janë duke u hetuar në mënyrë intesive nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/