Telegrafi

I vjedhin derivatet nga vetura, tre të arrestuar në Fushë Kosovë

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit në veturën e ankuesit i kanë vjedhur derivatet.

Gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në automjetin e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar: një thikë, një maskë, një kaçavidë, një palë dorëza dhe një bateri.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/