Telegrafi

Vjedhin cigare në Gjilan dhe Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Tre persona në Gjilan nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga viktima cigare në vlerë rreth 3000-4000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rastin e ka raportuar viktima, sipas së cilët tre persona i kanë hyrë në lokalin e tij.

Cigare janë vjedhur edhe në Mitrovicë, ku një ankues ka raportuar se të dyshuar të pa njohur kanë hapur me forcë dritaren  e lokalit të tij dhe kanë vjedhur cigare në vlerë të 200 euro. Rasti është duke u hetuar.

Po në veri të Mitrovicës një femër serbe ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura i kanë vjedhur portofolin me 7000 dinarë dhe dokumente personale. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Kurse, në fshatin Raushiq të Pejës, është arrestuar një person i komunitetit egjiptian, pasi që i njëjti i  ka vjedhë viktimës mashkull një telefon “Soni”, në vlerë 130 euro.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./K