Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur veturën e tij dhe kanë vjedhur një çantë dore, ku kishte një telefon mobil, para të gatshme dhe dokumentet e tij personale.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:17, në Gjakovë.
Sipas raportit të policisë, njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin. /Telegrafi/