Europoli ka njoftuar sot se ka asistuar në arrestimin e disa të dyshuarve për vjedhjen e kriptovalutave në vlerë prej 100 milionë dollarë – dhe atë përmes sistemit të “shkëmbimit të SIM kartelave”, ku të dyshuarve u është mundësuar qasje në telefonat e viktimave të vjedhjes.
Në total tetë persona janë arrestuar si rezultat i një hetimi ndërkombëtarë pas sulmeve të shumta kibernetike ndaj fytyrave publike në Shtetet e Bashkuara, ku më pas janë zhvendosur sulmet në Maltë dhe Belgjikë, transmeton Telegrafi.
“Cak i këtij grupi të organizuar kriminal ishin mijëra amerikanë gjatë vitit të kaluar, përfshirë fytyra publike, sportistë e muzikantë, kurse besohet se të dyshuarit u kanë vjedhur mbi 100 milionë dollarë kriptovaluta, duke u futur kundërligjshëm në telefonat e tyre”, thuhet në kumtesën e Europol.
Europoli ka precizuar që hetimi ka zbuluar se grupi i kriminelëve ka punuar për të pasur qasje në numrat e telefonave të viktimave, duke ua ndryshuar fjalëkalimet për të marrë kontrollin mbi aplikacionet apo përmbajtjet – e kjo u mundësoi të vjedhin para, kriptovaluta dhe të dhëna të ngjashme.
Arrestimet janë kryer pas hetimeve që janë bërë në bashkëpunim me Britaninë, SHBA-të, Belgjikën, Maltën dhe Kanadanë. /Telegrafi/