Telegrafi

Vjedhin 21 telefona iPhone 8 dhe iPhone X para hundëve të punonjësve të dyqanit Apple në New York, vlera e tyre kapë shumën e 19 mijë dollarëve (Video)

Një grup hajnash kanë arritur të vjedhin telefonat të mençur iPhone në vlerë prej 19 mijë dollarëve, dhe atë para hundëve të punonjësve të dyqanit Apple në New York.

Pesë të rinj janë filmuar nga kamerat e sigurisë në Huntington, ku për plot dy minutave vëzhgojnë situatën brenda dyqanit dhe në fund kur e kuptojnë se është momenti i “duhur”, vjedhin 21 telefona iPhone 8S dhe iPhone X, transmeton Telegrafi.

Policia ka ofruar shpërblimin prej 5 mijë dollarë, për personat që kanë informacione për hajnat që janë arratisur para syve të punonjësve dhe dhjetëra kalimtarëve të rastit që ishin para dyqanit.

Për të ua vështirësuar punën policisë në identifikim, ata kishin vënë në kokë kapela dhe kamerat e sigurisë nuk ua kishte filmuar fytyrat. /Telegrafi/