Një person derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kishin grabitur 140 € dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 02:23 në fshatin Gërlicë, Ferizaj.
Sipas raportit të policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/