Telegrafi

Vjedhësit më aktiv gjatë festave, 150 vjedhje të rënda në Shkup

Gjatë euforisë së festave të fundvitit dhe festat në pjesën e parë të janarit, në territorin e Shkupit janë kryer rreth 150 vjedhje të rënda dhe 17 tentime për vjedhje, informojnë nga SPB Shkupi.

Çdo vit, periudha nga fundi i dhjetorit deri në ditët e para të janarit, është periudha e preferuar për vjedhësit.

Nga 30.12.2017 deri në 08.01.2018, në territorin e kryeqytetit janë kryer gjithsej 148 vjedhje të rënda dhe 17 tentime për vjedhje, më së shumti në rajonin e komunës Qendër, më pas në Karposh, Aerodrom dhe Gazi Babë.

Sipas të dhënave të MPB-së, vjedhjet e rënda nëpër banesa më së shpeshti janë kryer në periudhën mes orës 8 dhe 16, ndërsa nëpër shtëpi ndërmjet orës 16 dhe mesnatës dhe sendet që më shumti janë vjedhur janë stolitë, paratë dhe pajisjet teknologjike.

Ndërsa gjatë periudhës së njejtë, gjegjësisht mes 30 dhjetorit deri më 8 janar, ka pasur madje 71 vjedhje të lehta në territorin e Qytetit të Shkupit./Telegrafi/