Një person është arrestuar sot, pasi ka vjedhur në një xhami para të gatshme në vlerë prej 95 euro.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 21 korrik rreth orës 20:28 në rrugën “Masar Begolli”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari ka depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga aty ka vjedhur 95 euro.
“Me 01.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes derës së hyrjes ka depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga aty ka vjedhur 95 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/