Telegrafi

Vjedhin para në një pompë derivatesh në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pompë të derivative, një person i panjohur nën kërcënimin e armës ia ka grabitur 600-700 euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:15, në rrugën “Xheladin Hana”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, grabitësi pasi ka vjedhur parat është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qene duke punuar në një pompë të derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin të armës i ka grabitur 600-700 euro dhe është larguar në drejtim te panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi/