Telegrafi

Vjedh dy krerë gjedhe në Gjilan, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi që është kapur në flagrance duke vjedhur dy krerë gjedhe pronë e një personi tjetër (femër).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në fshatin Bresalc, në Gjilan.

Ndërkaq, me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/