Telegrafi

Vjedh dru në Suharekë, sulmon zyrtarët policor

Një person është arrestuar pasi po transportonte dru që i kishte prerë ilegalisht në vendin e quajtur Parku i Sharit.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:45, në fshatin Mushtisht, Suharekë.

Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë.

Ndërkaq, siç thuhet në raport pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim