Një rojtar i pyllit ka raportuar se ka hasur në një person të dyshuar duke transportuar dru, andaj ka kërkuar asistencën e policisë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:20 në fshatin Kushnin, Gjakovë.
Siç thuhet në raport, me të arritur njësitë në vendin e ngjarjes i dyshuari ka filluar t’i kërcënojë duke mos i përfillur urdhrat e policëve, e po ashtu i ka sulmuar policët gjatë arrestimit të tij, duke ju shkaktuar zyrtarëve policorë lëndime të lehta trupore.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/