Site icon Telegrafi

Vizituan 20 vende të ndryshme, kthehen në shtëpi për të sjellë në jetën fëmijën e dytë (Foto)

Kjo vogëlushe ka vula në pasaportën e saj më shumë se të rriturit, pasi ka udhëtuar me prindërit e vet në 20 vende të ndryshme të botës.

33-vjeçarja Naomi Jacques dhe bashkëshorti i saj Steve 39-vjeçe nga Liverpooli, filluan të udhëtonin me Betty-n kur ishte vetëm 20 muajshe. Ata kanë thënë se “vajzës së tyre i pëlqen të fluturojë”.

Për 16 muaj, familja Jacques ka udhëtuar në vende si Kina, Vietnami, Argjentina, Tajlanda dhe Kanada.

Por pasi Naomi ngeli shtatzënë me fëmijën e dytë gjatë këtyre udhëtimeve, ata vendosën që të ktheheshin në Britaninë e Madhe deri kur ajo të sjellë në jetë fëmijën, transmeton shekulli.

Naomi dhe Steve janë duke shpresuar se pushimet dhe udhëtimet e radhës të nisin këtë verë.

Exit mobile version