Telegrafi

Vizitorët e parkut në Meksikë “ngrinë në vend” kur ariu i ndërpreu piknikun – pamjet u bënë virale në internet

Një ari i uritur ndërpreu piknikun e një grupi vizitorësh në Parkun Ekologjik Chipinque të Meksikës në shtetin e Nuevo Leon.

Sipas pamjeve të publikuara në internet, ariu i uritur hipi në tavolinën e vizitorëve dhe hëngri ushqimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Ata mbetën të ngrirë dhe nuk guxonin të reagonin fare prej frikës nga ariu.

Derisa ariu e shërbente veten, një grua mund të shihet derisa mbuloi fytyrën e fëmijës së saj. Ariu pas disa çasteve largohet nga aty duke kërcyer nga tavolina.

Videoja u publikua në internet dhe u bë virale duke grumbulluar mbi 10 milionë klikime në platformën TikTok. /Telegrafi/