Guska e përbërë nga ari i 18 karatëve dhe që është krejtësisht funksional, do të vendoset në një prej pallateve më të popullrizuara të Britanisë së Madhe.
Instalimi i italianit Maurizio Cattalan, gjatë kësaj vjeshte do të instalohet në Behleim Palaxe, që ndodhet në Oxfordshire, transmeton Telegrafi.
Madje, do të jetë përballë derës së dhomës së pallatit britanik, ku ka lindur kryeministri Winston Churchill. Ky punim i qujtur America, jo vetëm që mund të shikohet prej vizitorëve, por edhe të përdoret.
“Megjithëse jam rritur me lugë argjendi, nuk kam dëgjuar kurrë që mund të kryhet nevoja në tualet ari. Vendosa ta blejmë” ka thënë Edward Spencer-Churchill, gjysmë vëllai i kryeministrit të dikurshëm dhe pronar i pallatit.
Sigurimi duhet të jenë të vëmëndshëm dhe ta kontrollojë pas secilit përdorues, ndërsa nuk dihet si do të veprohet nëse ka rradhë të gjata për ta shikuar. /Telegrafi/