Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, javën që lamë pas erdhi në Kosovë për herë të parë.
Ajo performoi në Sunny Hill Festival, në natën e parë të ngjarjes më të madhe kulturore në vend.
Më pas, këngëtarja vizitoi edhe Shqipërinë duke u shfaqur kështu pranë Monika Kryemadhit, të cilën e ka edhe kushërirë.
Ndër të tjera, krijuesja e hitit “Chase It” u takua edhe me gazetarin e ish-opinionistin e Big Brother VIP Kosova, Olti Currin.
Ata kanë pozuar së bashku dhe këto imazhe Curri i ka shpërndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Reagimi i Bebe Rexhës kur më dëgjoi duke kënduar”, ka shkruar ai.
Ajo gjithashtu u kthye në Dibër pas 12 vitesh për të takuar familjarët e saj. /Telegrafi/